Biznesmeni Sinan Idrizi ka folur për blerjen e godinës së “Mehmet Akif”, shkollë turke e cila u mbyll pak ditë më parë nga qeveria..

Idrizi u shpreh i bindur se do të vijojë të investojë në arsim dhe mohoi kategorikisht që miqësia e tij me Presidentin Erdogan, të ketë lidhje me faktin se ai po ble shkolla. Më tej, Idrizi tha se Sali Berisha duhet të ndalë kërcënimet ndaj tij. 

"Unë kam blerë godinën në Korçë të Medresës. Kam blerë në Shkodër, në Berat, etj, informohuni. Jam duke blerë një zinxhir shkollash. Dua të investoj në arsim. Është viti i tetë që unë sponsorizoj studentët ekselentë. Nuk erdha si rrufe në qiell të hapur. S’kam çfarë ti them unë fare. Nuk ka burrë nëne të më kërcënojë mua për investimin tim. Ka gjetur njeriun e gabuar për të kërcënuar. Ta ankorojë anijen në port tjetër…", tha Idrizi....!!!