
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe drejtori ekzekutiv i Fondit Arab të Zhvillimit, Abdulrahman Al-Marshad, nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen për financimin e shtesës së huasë, për projektin e ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë-Plloçë.
Kredia është me vlerë 49 milionë dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë për ndërtimin e rrugës kombetare Qukës – Qafë-Plloçë e cila do te perfundoje nga Qeveria Rama...."Qeveria shqiptare me Arabine Saudite po firmos nje marrëveshje shtesë që synon plotësimin e financimit të nevojshëm për përfundimin me sukses të aksit Qukës – Qafë-Plloçë. Kjo rrugë shkurton juglindjen me kryeqytetin deri në kufi me Greqinë. Huaja shtesë do të mundësojë ndërtimin e rrugës me gjatë 43.4 km me dy korsi. Kjo marrëveshje huaja ka terma lehtësuese edhe pse jemi në kulmin e krizës. Afati do të jetë 25 vite, norma e interesit është 2% dhe për 5 vite nuk ka pagesë principali”, tha Ibrahimaj.
Kjo marrëveshje përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë, do të ndikojë në përmirësimin ekonomik të zonës, por sipas tij edhe në reduktimin e vështirësive në transport...!!!