Ky sezon turistik nuk rezulton shumë i mbarë për bregdetin e jugut. Shfrytëzimi i kapaciteteve akomoduese dhe i plazheve në Himarë dhe Vlorë sipas operatorëve turistikë varion nga 50-70%....

Përqendrimi më i madh i pushuesve është në ditët e fundjavës, ndërsa gjatë javës, shezlongët i sheh bosh. Por pse po ndodh kjo? 

"Gjatë ditëve të javës plazhet janë me 50% kur jemi në pikun e sezonit. Kjo besoj se lidhet drejtpërdrejt edhe me çmimet e larta që aplikon bregdeti i jugut. Referuar hoteleve të jugut, ofrojnë çmime më të shtrenjta se jashte Shqipërisë. Bregdeti i Durrësit, Golemit dhe Velipojës deri tani kane performancën më të mirë turistike, me gati 90% të kapaciteteve të zëna. Kjo vjen si pasojë e çmimeve të lira", tha Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar...

Ndërsa në krahun tjetër kryeministri Edi Rama i ka përsëritur disa herë bizneseve të Jugut që të ulin çmimet dhe të afrojnë më shumë turistë....!!!