Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka dorëzuar projekt-rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Deputeti thekson se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së ka pranuar në vitin 2010 se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk cenon asnjë rezolutë. 

"Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj që njeh pavarësinë e Kosovës . Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur. Jo më kot 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së e kanë njohur tashmë Kosovën. Kosova është njohur edhe nga SHBA, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Prandaj, një hap konsistent i Ukrainës do të jetë njohjen e sovranitetit shtetëror të Kosoves", shkruan deputeti ukrainas....!!!