
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë....Për pasojë Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, ka zbritur në terren duke kryer kontrolle të imtësishme dhe vëzhguar punën e strukturave të policisë. Ky vendim vjen pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare humbi jetë pas u godit nga një motoskaf.
Njëkohësisht gjatë 4 ditëve të operacioneve në det, policia ka bllokuar më shumë se 200 mjete lundruese për cerifikim dokumentash, duke njoftuar se tashmë do të ndryshojnë disa kritere edhe në vendet e bazimit të këtyre mjeteve....!!!