Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria zvicerane ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës....
"Qeveria zvicerane sapo ka çuar në Kuvend për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo marrëveshje synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve. Miratimi i marrëveshjes në Kuvendet e dy vendeve do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Shqipërisë me institucionet zvicerane", shkruan Rama....!!!