Kryeministri Rama ka refuzuar të komentojë nisjen e hetimet të SPAK ndaj Ilir Metës në konferencën e përbashkët me homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Rama ka thënë se ka parim që mos flasë kurrë për politikën e brendshme në prani të miqve që vijnë nga jashtë.
SPAK sqaroi këtë të mërkurë se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme për padinë e bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim....!!!