Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se shqiptarët janë shumë me fat që kanë një kryetar të tillë qeverie.

Sanchez u shpreh se BE nuk mund të mendohet më si e plotë pa Ballkanin Perëndimor, ndërsa tha se shtetet duhet të ndajnë të njëjtat vlera dhe parime për të qenë pjesë e unionit. 

"Në radhë të parë doja që të falenderoja qeverinë shqiptare për mikëpritjen qëna rezervuan përgjatë kësaj vizite. Me zotin Rama, që është një nga politikanët më të shkëlqyer, për të gjitha angazhimet e tij europiane, dhe platformën me të cilën ai vepron dhe bën politikë. Shqiptarët janë me fat që e kanë zotin Rama", tha Sanchez....!!!