
Nuk është i vetmi fermer që vjen nga jashtë për të punuar tokat shqiptarë. Michelle Ricci, 3 vite më parë la Italinë për të kultivuar drithëra në fshatin Kropisht të Selenicës.
Në 150 hektarë tokë Michelle ka mbjellë, grurë, misër dhe tërshërë. Nëse toka e Selenicës ndihmon të prodhojë grurë cilësorë, bashkombasit e Michelit, pra tregtarët Italian i japin çmimin e duhur grurit shqiptar. Sipas Michelit, gruri i tij rishitet për të dytën herë nga tregtarët italianë për fabrikat e makaronave në Shqipëri, sigurisht me një çmim akoma më shtrenjtë
"Sot grurin në Itali mund ta shes me 55 euro kuintalin, ndërsa deri të mërkurën mund të shitet edhe 70 euro. Ndërkohë që në Shqipëri, fermerët po e shesin 36 euro. Është absurde pasi tregtarët e makaronave në Shqipëri e blenë grurin e vendit të tyre në Itali, sigurisht me çmim dyfishin më të shtrenjtë”, tha fermeri italian...!!!