Shqipëria është bërë pjesë e Mekanizmit të BE-së për Menaxhimin e Krizave.

Në krah të kryeministrit Edi Rama, komisionari Janez Lenarcic tha se Europa e pranon kërkesën e Shqipërisë e cila do të mbështetet nga vendeve të tjera në raste të fatkeqësive natyrore. 

"Jam i lumtur që më keni dorëzuar kërkesën për t’u bërë pjesë e Mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen Civile. BE-ja e pranon dhe e mbështet këtë objektiv duke e bërë Shqipërinë pjesë të kësaj mekanizmi sic janë vendet e zhvilluara të BE-së. Ideja është që Shqipëria të ketë mundësi të mbështetet te solidariteti i vendeve të tjera, por edhe të tregojë solidaritet kur vendet e tjera kanë nevojë për të”, tha Lenarcic....!!!