Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një takim me kryebashkiakët Socialistë diskutoi përgjegjësitë e këtyre të fundit për situatën e shkaktuar nga zjarret.

Ndërkohë, Peleshi tha se mirë është që pushimet të mos i bëjnë në muajin Gusht. 

"Vitin tjetër do kemi forca shumë të mëdha teknologjike nga më modernet në Evropë me shërbimin satelitor dhe dronëve që për sezoni e ardhëm do jenë në punë. Vitin e kaluar kam shkuar vetë unë në vatra zjarri dhe aty e nuk kam gjetur as kryetarin as perfektin kam pyetur e më kanë thënë janë me pushime....

Mirë është që pushimet të mos i bëjmë në gusht, secili prej nesh duke nisur nga unë e gjithë kryetarët e bashkive të jemi alert mos mungojmë kur ka emergjenca”, tha Peleshi....!!!