Pak ditë më parë u nënshkrua në Tiranë memorandumi i bashkëpunimit për Portin turistik të Durrësit, mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed Alabbar. Projekti në fjalë u sulmua nga opozita e Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët akuzojnë për grabitjen e truallit publik të portit për interesa të një pale private..
Një video e publikuar së fundmi rrëzon akuzat e Berishës dhe Metës, duke i ballafaquar ato me faktet e bëra publike mbi projektin që do të marrë jetë në Durrës. Gënjeshtra e parë e tyre është ajo se “qeveria i ka dhënë në mënyrë korruptive, kompanisë së Alabar, plot 1.5 milion metra katror në portin e Durrësit.”
E vërteta është se në dispozicion të këtij investimi strategjik është vënë vetëm një sipërfaqe totale prej 80.9 hektarësh, e cila tashmë i është kaluar Ministrisë së Financave. Sikurse sqaron për mediat edhe Erlis Hereni, administrator i “Albanian Seaports Development Company”, e cila përfaqëson interesat e qeverisë shqiptare në këtë projekt, “80.9 hektar metër katror, i kanë kaluar me një vendim të këshillit të ministrave, Ministrisë së Financave, në dispozicion të fondit të saj për zhvillimin e projekteve strategjike.”
Sipas Herenit, trualli i vënë në dispozicion do të mbetet në pronësi të shtetit shqiptar, për sa kohë shteti ka hyrë si bashkëzhvillues në projekt, duke rrëzuar kështu një tjetër gënjeshtër të Berishës dhe Metës, atë se “qeveria shqiptare i ka dhuruar tanimë kompanisë së Alabarit, truallin e portit të Durrësit”....!!!