Po i rikthehemi një kohe të trishtë dhe një tragjedie ta pashembullt kombëtare si ajo e vitit 1997. Deputeti Spartak Braho, një burim i pashtershëm dokumentesh autentike dhe informacioni që kanë ndodhur gjatë këtyre 30 viteve të fundit në Shqipëri, jep për gazetën DITA një analizë që Kolonel Astrit Jaupi ka bërë në atë kohë se si janë përdorur forcat tona ajrore kundër Jugut të Shqipërisë...!!
Është një analizë tronditëse se si një shtet dhe Presidenti i tij të ngrihen me avionë dhe me bo.mba me napalm e të të gjitha llojeve kundër bashkëkombësve. Ky raport nuk ka nevojë për koment.
Kolonel Astrit Jaupi*
Zotërinj Kuadro,
Jemi mbledhur sot në këtë analizë pune për të diskutuar edhe një herë mbi ngjarjet e papracedenta të ndodhura në jetën e ushtrisë, e në këtë kuadër, të FMA, gjatë periudhës Shkurt- Mars të këtij viti.
Ky fenomen me pasoja shkatërrimtare kërkon nga ana jonë një analizë të thellë, të drejtë e të bazuar mbi fakte konkrete që çuan në këtë tragjedi me pasoja të paimagjinueshme për kombin, shtetin dhe vetë ushtrinë. Shkatërrimi i ushtrisë dhe FMA-së për një kohë të shkurtër sipas gjykimit tonë ishte i lidhur me shkaqe të shumta politike, ekonomike, morale, institucionale etj.
Ndër faktorët më të rëndësishëm politikë mund të evidentojmë reflektimin në ushtri të udhëheqjes, qeverisjes së keqe e të korruptuar nga pushtetarët, të cilët asnjëherë nuk i dhanë ushtrisë vendin dhe rolin e rëndësishëm që luan ajo në sistemin demokratik. Kjo qeveri u përpoq që ta kthente ushtrinë në një instrument për realizimin e qëllimeve të sa duke e larguar nga detyrat dhe misioni i vet.
..!!