
Një ditë pas akuzave të Sali Berishës në protestën-homazh për humbjen e jetës së 7-vjeçares, vjen reagimi i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Ndërsa i konsideron sajesa akuzat e Berishës, për një biznes me gomone apo skafe, Çuçi shkruan se bëhet fjalë për një biznes që ka krijuar së bashku me një shoqatë velierash sportive, me varka me vela....!!!
Ndër të tjera Çuçi thekson se jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së qytetarëve, por jo për akuzat e Sali Berishës.
"Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë....
Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike”, shkruan Bledi Çuçi...!!!