
"A mund të luaj me babin në breg zoti kryeministër?”, ishte një ndër pankartat më prekëse gjatë protestës për Jonadën këtë të enjte, ndërsa mbahej nga dy vajza të vogla.
Qindra qytetarë u mblodhën dje për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Kujtojmë që protestuesit në një moment përzunë Sali Berishën të cilit iu kërkua që të largohet nga protesta dhe të mos politizojë situatën...
Kurse kryeministri Edi Rama ka reaguar duke kërkuar që përgjegjesit të marrin ndëshkimin e merituar ndërsa ngjarja e rëndë mos përsëritet kurrë në bregdetet Shqiptare..!!!