EMRAT/ 7 gjyqtarët që ‘përvëluan’ Sali Berishën duke rihapur dosjen e Gërdecit...!!!

Vendimi i diskutueshëm bazohej në ‘arsyetimin’ se Mediu ishte veshur sërish me imunitetin e deputetit pas zgjedhjeve parlamentare të 2009, dhe sipas tre gjyqtarëve nuk mund të vijonte gjykimi. Dy gjyqtaret Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako ishin kundër dhe kërkuan që të vijonte gjyqi, me arsyetimin e Kuvendi ia kishte hequr një herë imunitetin Mediut dhe se nuk kishte kuptim që t’ia hiqte edhe një herë për të njëjtën akuzë të prokurorisë.

Në 22 korrik 2016, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, në presionin e SHBA-BE, miratuan arkitekturën e drejtësisë së re, me ndryshimet Kushtetuese, dhe në vijim edhe ligjet bazë të reformës në drejtësi.

Gati 5 vite më vonë, në shkurt të vitit 2021, SPAK kërkoi rihapjen e dosjes së Gërdecit dhe rinisjen e hetimeve për rolin e Fatmir Mediut, në cilësinë e ish ministrit të Mbrojtjes që u kujdes për letrat e punishtes së vdekjes, që siç edhe rezultoi më pas, doli që ishte një biznes i Familjes së Sali Berishës.

Përpjekja e SPAK u pengua nga gjyqtari i GJKKO-së Shkalla e Parë, Erjon Çela, i cili në 27 korrik të vitit 2021,vendosi të rrëzonte kërkesën e SPAK për hapjen e dosjes së Gërdecit, me argumentin se prokuroria kishte pasur 10 vite kohë për të ushtruar ndjekjen penale dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Në shtator të vitit 2021, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani, rrëzoi vendimin e Erjon Çelës, duke pranuar kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, rreth rolit të tij në shpërthimin e Gërdecit....!!!

Previous Post Next Post