Bordi i Transparencës i ngritur nga Edi Rama ka publikuar çmimet e reja për karburantet që do të hyjnë në fuqi sot pas orës 6 pasdite.

Sipas vendimit, nafta me pakicë në vend do të tregtohet 232 lekë/litri, pra 8 lekë më lirë nga sa ishte me parë. Sakaq edhe çmimi i benzinës është ulur dhe pas orës 18:00 do të tregtohet 216 lekë/litër, kurse gazi me 81 lekë/ litër. 

Bordi i Transparencës është ngritur për të kontrolluar tregun e çmimeve ndikuar nga kriza ekonomike. Gjithashtu Rama paralajmëroi se kush abuzon me çmimet do të ndëshkohet me gjobë deri në bllokim karburanti...!!!