Sali Berisha i ka shkuar afër karriges së Edi Ramës, ndërsa menjëherë para kryeministrit kanë dalë dy punonjës të Gardës së Republikës.

Situata u tensionua pasi Saliut me damkën "non grata" nga Amerika, nuk iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Nga foltorja, Berisha iu drejtua Ramës me akuza të ndryshme, madje duke kaluar edhe etikën njerëzore.

"S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i panderë. Ty të ka çmendur protesta e 7 korriku”,-dëgjohet t’i thotë Berisha-Ramës. Kurse kryeministri qëndron i qetë teksa i thotë, Rama: "Shko andej, ik ulu....!!!