
Bajram Begaj do të jetë Presidenti i 8-të i Shqipërisë.
Kreu i ri i shtetit, u betua sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbajë detyrën e tij si president i republikës për 5 vitet e ardhshme.
"Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin. Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar. Është testament i ardhur prej historisë dhe bekim I së ardhmes...
Unë e njoh, mbështes dhe respektoj punën e qeverisë. por përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim. Do të dëshiroja nga opozita të mos shihet konflikti para bashkëpunimit..
Periudha që po jetojmë është nga më të paparashikueshmet”, u shpreh Begaj....!!!