
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar Bajram Begajn pas betimit në Kuvend.
Kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA-të presin që të punojnë me presidentin e ri të Shqipërisë për “të thelluar qëndrueshmërinë e partneritetit mes dy vendeve”. Po ashtu, Kim shprehet se pret që të bashkëpunojë me kreun e ri të shtetit për forcimin e demokracisë në Shqipëri, dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s.
"Urime Bajram Begajt për betimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s", shkruan Kim....!!!