Kryeministri Edi Rama me krenarit ka reaguar për konferencën e parë Ndërqeveritare që do të mbajë Shqipëria sot me Bashkimin Europian. 

Rama shkruan se me kënaqësinë e me krenarinë Shqipëria e Skënderbeut, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj. ...

“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, shkruan Rama, teksa urimin e shoqëron me një fotografi ku shfaqet flamuri shqiptar dhe ai i BE-së....!!!