19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë e cila sot nis bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian.

Rilindja e Edi Ramës mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe sot ëdhtë "qershia mbi tortë" pasi zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. 

Çfarë pritet të ndodhë? Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE. Pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Shqipëria është gati për hapjen e 2 kapitujve të parë për të bërë progres me: 1) Drejtësinë dhe 2) Luftën kundër korrupsionit....!!!