Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për qytetarët në kuadër të çeljes së negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Fjalët e Edi Ramës gjatë video-mesazhit:
"Ne kemi fatin të jetojmë në të përpjetën drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj natyral, nën qiellin e Europës së Bashkuar", ishin fjalët e para të kryeministrit Edi Rama, i cilipërmendi rrugën e vështirë dhe të lodhshme që pati Shqipëria deri në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare duke thënë se nga vendi më i varfër, arriti të zhvillohej e të fitonte respekt në arenën ndërkombëtare. 

"Nga vendi më i vetmuar, më i prapambetur, me i varfër i kontinentit, ne sot, jemi jo ku e ku më të zhvilluar e më pak të varfër se sa vetëm tre dekada më parë, po jemi më shumë se asnjëherë më parë në këto tre dekada, të mbrojtur nga çdo rrezik, në mes të dy aleatëve tanë të mëdhenj, SHBA e BE, dhe të respektuar nga çdokush në arenën ndërkombëtare, si një vend i vogël, por me karakter dhe dinjitet. 

Kini besim! Kini besim motra e vëllezër se ajo majë do të jetë e jona, sepse e jona është barra që historia na caktoi për ta ngjitur flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në atë majë, i yni është misioni i garantimit të pakthyeshmërisë së rrugës së modernizimit të Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë!", tha Rama....!!!