
Mbarë populli Shqiptar iu përgjigj pozitivisht ftesës së Edi Ramës për të marrë pjesë në mitingun festiv në kuadër të hapjes së negociatave me BE dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.
Sheshi ishte mbushur plot e përplot e cila shpesh herë i ngjante një "deti me njerëz", ndërsa në këtë manifestim nuk munguan zyrtarët e lartë nga BE apo SHBA. Gjatë koncertit vërehen notat e larta patriotike siç janë planet me flamurin kuqezi i shkrirë me atë të BE-së, ndërkohë që gjithçka zhvillohet “nën vëzhgimin” e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti. Një detaj interesant që ra në sy ishte skena e vendosur direkt poshtë Monumentit të Skëndërbeut.
Për mënyrën si si janë vendosur dritat si edhe pozicionimi i kamerave të japin idenë se është pikërisht Skëndërbeu ai që ka kontrollin e sheshit dhe të gjithçkaje që ndodhi aty. Gjetja është mjaft interesante, përfshi edhe shkrirjen e figurës së tij me yjet e BE-së për aq kohë sa Skëndërbeu luftoi edhe për të mbrojtur Shqipërinë dhe Europën...!!!