
Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Rama dhe Lulzim Bashën se janë ata të cilët kanë “gisht” në shpalljen non-grata të tij nga edhe Britania e Madhe.
Berisha ka shtangur të gjithë duke supozuar se pas këtij vendimi qëndron presioni që ka bërë Departamenti Amerikan i Shtetit.
Basha dhe Rama fajtor? "Qëndron plotësisht. Në qoftë se SHBA i ndalon vizat një personi, falë një traktati që kanë vendet anglosaksone, automatikisht u ndalohet. Me ç’kuptova unë nga letra nuk është ky ndalim mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi i pari. Të akuzosh një tjetër për një aferë të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 100% do të thotë të jesh i mashtruar. Këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Kam pasur të dhëna të sigurta se diplomatë nga DASH kanë bërë presion”, tha Berisha....!!!