
Jo vetëm Amerika, Sali Berisha ka pranuar sot publikisht se është shpallur si person “NON GRATA” nga Britania e Madhe.
Saliu ka deklaruar se është njoftuar përmes një letre zyrtare, konfidenciale dhe akuzohet si i lidhur me grupe kriminale. Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama dhe George Soros se qëndronin pas këtij vendimi të lobuar me shpifje, njëlloj si për non-gratën e amerikanëve.
"No comment”, shkruan kryeministri Rama në Twitter, teksa shënimin e shoqëron me një emoji (figurë) që ka zënë gojën me gisht. Ai ndan dhe një foto të librit të ish-diktatorit Enver Hoxha me titull: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”....!!!