Kryeministri Edi Rama ju ka thënë mirëmëngjes të gjithë ndjekësve të tij në Facebook me pamjet nga tuneli i Llogarasë.

Kryeministri Rama shkruan se në tunelin e Llogarasë po punohet me ritme të shpejta teksa ka dhënë lajmin se deri në fund të muajit, më shumë se gjysma e segmetit do të jetë hapur. 

"Mirëmëngjes! Dhe nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama...!!!