Edi Rama ka përgënjeshtruar një lajm të bujqëm që u transmetua në “Top Channel”.

Televizioni bëri një artikull, ku shprehej se hakerat kërkojnë 30 milionë euro nga qeveria që të tërheqin sulmin kibernetik dhe po ashtu “Top Channel” theksonte se hakerat kanë marrë shumë të dhëna nga serverat. Shefi i qeverisë ka shpërthyer në kritika duke e cilësuar si lajm të trilluar dhe i ka kërkuar që të ndalë shpifjet. 

"Një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj ,po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje! Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Prandaj i bëj thirrje Top Channel të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë”, shkruan Rama....!!!