
Një koncert gjigant është duke u zhvilluar në sheshin “Skëndebej” ku po performojnë këngëtarët më të mirë, duke elektrizuar mijëra qytetarë të pranishëm në shesh.
Të pranishëm gjithashtu janë edhe politikanët shqiptarë duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe deri tek ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim. Por momenti pikant i mbrëmjes ka qenë performimi i këngëtares Anxhela Peristeri, e cila ka “bërë për vete” Edi Ramën.
Kryeministri në një moment të festës si një qytetar i thjeshtë pa komplekse ka kërcyer duke ndierë ritmet e muzikës së saj. Është po kjo këngë që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”....!!!