Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dërguar një video-mesazh për qytetarët në sheshin “Skënderbej” në koncertin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me Shqipërinë.

Kim shprehet se sot pishtari i miqësisë mes dy vendeve shndrin më shumë se kurrë ndërsa thekson se populli shqiptar është po aq krenar sa ai amerikan që e ka trashëguar këtë pishtar. 

“100 vite më parë SHBA dhe Shqipëria ranë dakord të njihnin njëra tjetrën dhe të vendosnin marrëdhëniet diplomatike. Duke e bërë këtë Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë që përcjellë brez pas brezi. Edhe gjatë ditëve më të errëta të diktaturës komuniste kjo flakë u mbajt ndezur nga amerikanët dhe shqiptarët, në fshehtësi por nuk u la kurrë të shuhej. Sot ky pishtar i shenjtë shndrin më shumë se kurrë.

 Nuk kam aspak dyshim se populli shqiptar është po aq krenar sa populli amerikan që ka trashëguar këtë pishtar dhe po aq i vendosur për të mbajtur lart që të ndriçojë rrugën e përbashkët përpara. Gjithmonë bashkë, gjithmonë përpara. Gëzuar edhe 100”, uroi Yuri Kim në gjuhën shqipe....!!!!