Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë Sali Berishën pas shpalljes së tij "Non Grata".
Meta i ka dalë në "mbrojtje" Berishës pasi i cilësoi këto deklarata banale, ndërsa ka ‘sulmuar’ dhe Partinë Socialiste duke thënë se këto janë përpjekje të dëshpëruara për të shmangur përgjegjësitë.
"Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drejtësisë, aq më tepër kur vjen nga ajo politikë që do sillte drejtësinë e re dhe aq të ëndërruar....
Çdo politikan kur ka fakte vepra të shpërdorimit të detyrës falsifikimit e krimit i çon në institucionet e drejtësisë", tha Meta....
