
Rumania është kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ministri i jashtëm rumun, Bogdan Aurescu tha se është kundër vendimit të popullit shqiptar dhe kryeministrit Edi Rama i cili bëri me dije se Shqipëria nuk mund të mbahet "peng".
"Nuk ka bisedime për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Ne nuk e mbështesim një gjë të tillë. Është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur për fillimin e negociatave me dy vendet së bashku. Fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën jo vetëm që është i drejtë, por edhe i merituar”, njofton Rumania......