Gjatë vizitës në Ukrainë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar dhe me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitçko. Veliaj thekson se Vitali Klitçko e udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira....

"Më vjen mirë që Kievi po i rikthehet normalitetit, teksa lufta vazhdon ende në qytetin motër të Kharkivit dhe në zona të tjera të Ukrainës. Miku im Vitali Klitçko e udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira! Si dikur kur ishte boksier, një kampion i vërtetë në çdo ring”, shkoi Veliaj teksa postoi një fotografi me ish-kampionin e botes. 

Më herët, Veliaj zhvilloi një takim dhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Veliaj i shprehu angazhimin Presidentit Zelenski se Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Ukrainën me rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbien e Ukrainës....!!!