
Shërbimet online për qytetarët dhe bizneset në e-Albania janë rikthyer në normalitet të plotë.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se aktualisht 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.
"Pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme. Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike...
Nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet)", njofton Qeveria Rama....!!!!