Kryeministri Rama ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Uzinën ushtarake të Gramshit, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainase tentuan të hynin brenda godinës duke u përleshur dhe plagosur dy ushtarë shqiptarë. “Krenari për ushtarët”, thotë Rama teksa i uron atyre shërim të shpejtë....

Kryeministri thumbon edhe Partinë e Lirisë, që reagoi menjëherë pas publikimit të lajmit, duke kërkuar që Rama dhe Peleshi “të ndërpresin pushimet dhe të informojnë shqiptarët”. 

"Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh! Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje", shkruan Rama....!!!