
Remzi Hoxha u rrëmbye, u torturua dhe u zhduk nga SHIK-u pasi ishte dëshmitar i takimit të fshehtë të Berishës me Millosheviçin...!!!
Rrëmbimi, torturimi dhe më pas zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha është vetëm një nga kri.met e dokumentuara, por të pandëshkuara të Sali Berishës, edhe pse ky i fundit ka 7 vite që është rrëzuar nga pushteti. Remzi Hoxha u zhduk pasi ishte dëshmitar i një takimi të fshehtë të Sali Berishës me Millosheviçin.
Hoxha mund t’i çirrte maskën Berishës, duke i zbuluar fytyrën e ushtarit të Millosheviçit dhe të agjentit të UDB. Për zhdukjen e Hoxhës, Berisha përdori disa vegla të tij në SHIK, me në krye Bashkim Gazideden, i cili vd.iq në mënyrë të mistershme më vonë. Personat e tjerë që morën pjesë në kr.im, Berisha i mbrojti dhe i shpërbleu. Për këtë çështje, ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, i ka nisur një kabllogram të veçantë Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në vitin 2008, kur ishte ambasador në Tiranë, Uidhers i shkruan DASH se Sali Berisha refuzonte të shkarkonte nga detyra Arben Sefgjinin, i akuzuar ky për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
Në kabllogramin e tij, Uidhers informon DASH se Berisha emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjinin, edhe pse ky i fundit akuzohet nga organi i akuzës për zhdukjen e Remzi Hoxhës. “Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Arben Sefgjini u akuzua zyrtarisht nga Pprokuroria për rrëmbim-tor.turim me pasoja të rënda, në kohën kur ka qenë drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar, i degës së Tiranës në mes të viteve 90. Sefgjini është nën arr.est shtëpie. Në një kohë kur fokusi kombëtarë dhe ndërkombëtarë është në sistemin ligjor shqiptar, pas Gërdecit, ky rast është në kontrast me luf.tën....
e shpallur nga kryeministri Berisha ndaj kri.mit dhe korrupsionit”, thuhet në raportimin e Ambasadorit Uidhers.
Ish-ambasadori Amerikan në Tiranë sqaronte gjithashtu DASH për këmbënguljen e Berishës, për të mos e shkarkuar Sefgjinin, të cilin e kishte emërtuar Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve....!!!