Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka zbarkuar në qytetin e Elbasanit, ku është takuar me zyrtarët e policisë së këtij qyteti për t’u njohur me situatën e sigurisë, pas sulmit të tre shtetasve të huaj ndaj dy ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh.

Më herët policia ndaloi edhe 4 shtetas çekë, të cilët po fotografonin tunelin e uzinës së Poliçanit. Në deklaratën e Policisë thuhet se gratë ndodheshin jashtë ambienteve me aparat fotografik, ndërsa burrat u konstatuan brenda tuneleve. 

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale....!!!