Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të dy rusëve dhe ukrainasit në Gramsh të cilët dyshohen si të përfshirë në spiunazh. Rama i cilësoi deklaratat qesharake pasi tha se objekti në fjalë nuk prodhon armë.
"Më lejoni të them që mjegulla e ngritura mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë. Ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë. Kanë statusin e SHPK-ve të falimentuara. Të thuash që po bëhej spiunazh duke fabrikuar mbetjet e komunizmit është shumë qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazh me veturë sportive e cila duket sikur thërret aman hajdeni dhe më kapni është qesharake”, tha Rama....!!!