
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se siguria kombëtare është cënuar, duke theksuar se institucionet kanë funksionuar siç duhet...
“Me u gjet Kola në punë”, është shprehja që Rama ka zgjedhur për të ironizuar kritikët...!!
Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!” shkruan Edi Rama.
Mbrëmjen e kaluar tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinë. Pasi u pikasën, njëri prej tyre sulmoi dy ushtarë, duke i lënë të lënduar. Prokuroria ka ngritur akuza ndaj tyre, mes të tjerash edhe për spiunazh....!!