Gjatë një interviste të dhënë për News 24, Meta theksoi se ai po sulmohet nga Prokuroria e Posaçme me urdhër të Partisë Socialiste për shkak të denoncimeve për aferën e inceneratorëve.
Ish-presidenti theksoi se angazhimi i tij në ditët në vijim do të jetë që mali i shkeljeve të kësaj qeveria ta kalojë godinën e SPAK.
Meta: Lidhur me kërkesën apo me urdhrin e kreut të regjimit të inceneratorëve që është në akuzë prej meje si President dhe si rezultat i fakteve tona publike, dhe pse disa persona janë ndaluar si bedela të kryemafiozit, dihet që është dhënë një komandë një urdhër në Kongresin e Partisë për të nisur hetimet për ish-presidentin në atë kohë dhe kyetarin e Partisë së Lirisë.
Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë pseudofakt që nga SHBA-të deri në Zimbabve dhe Zelandën e Re për asnjë shkelje të ligjit nga Ilir Meta apo LSI. Çështja është shumë e qartë për një pagesë 14 mijë dollar që është bërë në sipas rregullave.
Nëse kjo krijesë e partisë dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës ky nuk është problem im. Angazhimi im dhe i opozitës është që mali i fakteve për Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin do ta kalojë tavanin më të lartë të SPAK-ut. Do kaloj dhe katin e parë e të dytë dhe do dalë mbi SPAK-un....!!