
Kampionia e Europës në hedhjen e shtizës, Elina Xhengo e cila u ngjit në majën e kontinentit duke mbajtur flamurin grek në krahë, flet pak orë pas triumfit ku ndalet edhe te rrënjët e saj.
Sportistja shqiptare, Elina Xhengo ndihet krenare per origjinën e saj nga Shqiperia ndërsa theksoi se nëna e saj në Greqi ka punuar pastruese.
"Përpara pak vitesh as që mund të konkurroja jashtë Greqisë sepse nuk kisha shtetësi. Nuk kishte ndjesi më të keqe. Kisha lindur në Greqi por ndihesha e huaj. Prindërit e mi janë shqiptarë, nuk e mohoj dhe nuk e kam as turp ta them një gjë të tillë megjithatë unë kam lindur në Greqi dhe e dua edhe këtë vend. I kisha premtuar mamit se nëse unë do shpallesha kampione ajo nuk do ta bëjë më punën si pastruese", tha sportistja shqiptare....!!!