Shqipëria është destinacioni i preferuar jo vetëm për emigrant por edhe për mijëra turistë që ditët e fundit kanë hyrë në vendin tonë nga ajri, deti dhe toka. Nëpërmjet aeroportit të Rinasit, gjatë orëve të para të mëngjesit e deri tani kanë hyrë 23.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Policia Kufitare ka marrë të gjitha masat për të eliminuar radhët e gjata, duke shtuar në maksimum sportelet në hyrje...
Fluks i madh edhe në Kakavije, ku gjatë orëve të paradites së sotme, kanë hyrë rreth 6.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Policia Kufitare ka koordinuar veprimet me palën greke, e cila ka shtuar gjithashtu sportelet....
Policia Kufitare në të gjitha pikat e kalimit në hyrje dhe në dalje, ka marrë masa duke shtuar sportelet në maksimum, si dhe vijon bashkëpunimi me homologët që lëvizja të jetë e njëtrajtshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar....!!