Ngjarja e "21 janarit" ku humbën jetën 4 protestues, sipas Sali Berishës është e ndryshme nga ngjarja e Himarës.

Pyetur nga gazetarët se pse nuk shkarkoi Lulzim Bashën asokohe nga posti i ministrit të Brendshëm, teksa sot kërkon shkarkimin e Çuçit, Berisha u shpreh se më 21 janar, Edi Rama bëri një demonstratë për të ardhur në pushtet me dhunë. 

"21 janari është krejtësisht tjetër, erdhi i solli Edi Rama për të marrë pushtetin me dhunë dhe natyrisht në mënyrë tragjike, por ajo ishte një demonstratë që kishte agjendë marrjen e pushtetit...

. Kurse vogëlushja e vogël, kishte ëndrrat e saj më të bukura për Shqipërinë dhe për Jonin dhe kishte ardhur për t’i bërë ëndrrat realitet. Ju po i bëni gjërat të pakrahasueshme. Kishim të bënim me një akt për marrje me dhunë të pushtetit”, tha Saliu....!!!!