Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga qyteti i Gjirokastrës, ku Pazari i Vjetër është i frekuentuar nga turistë të shumtë, të huaj e vendas. Pushuesit e huaj shprehen të kënaqur me shërbimin, ushqimin dhe mikpritjen në këtë qytet.
Ndërsa Rama e konsideron perlë botërore qytetin e gurtë pas investimeve që transformuan lagjet historike të Gjirokastrës. 

"Gjallëria e njerëzve dhe gjuhët e shumta që dëgjon të fliten nëpër kalldrëmet e Gjirokastrës s’dëshmojnë tjetër gjë veçse rilindjen e kësaj perle botërore, me një transformim të shpejtë e shumëplanësh, që ka surprizuar edhe pushuesit e huaj të rikthyer pas disa vitesh në qytetin e gurtë, të cilët nuk ngurrojnë ta quajnë si më të bukurin në Shqipëri”, shkruan Rama....!!!