Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër investim të përfunduar nga Qeveria Shqiptare. Kreu i Qeverisë, bën me dije se ka përfunduar rruga e re në qarkun e Devollit e cila do të sjellë më shumë turistë në stinën e dimrit.
"Vijojmë pa u ndalur me projektet e infrastrukturës rrugore në çdo skaj të vendit. Ka përfunduar tashmë rruga Miras - Arrëz, një segment me rëndësi jo vetëm për qarkullimin e përditshëm të banorëve, por dhe si pjesë e zonës me potencial të madh turistik të Devollit të Sipërm, që përfshin trekëndëshin Dardhë - Nikolicë - Arrëz. Për të plotësuar gjithë kuadratin turistik të kësaj copëze të mahnitshme Shqipërie, po punojmë për rikualifikimin urban të rrugicave të brendshme të fshatit Arrëz", shkruan Rama....!!!