
Ndërtimi i Portit të ri të Durrësit do të nisë për 2 ose 3 muaj maksimumi. Kjo ishte deklarata e themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar i cili zbuloi se porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve. Alabbar deklaroi se çmimet e rezidencave që do të ndërtohen në projektin e Portit të ri të Durrësit, do të përshtaten me nivelin e Shqipërisë....
Ai theksoi se vetëm një pjesë e rezidencave do të shiten, ndërsa dyqanet do të jenë në pronësi të kompanisë, për të ruajtur cilësinë e shërbimeve....!!!