Ndërtimi i Portit të ri të Durrësit do të nisë për 2 ose 3 muaj maksimumi. Kjo ishte deklarata e themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar i cili zbuloi se porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve.
KLIKO LAJMIN KËTU

Alabbar deklaroi se çmimet e rezidencave që do të ndërtohen në projektin e Portit të ri të Durrësit, do të përshtaten me nivelin e Shqipërisë. 

"Ne jemi në Shqipëri ndaj dhe çmimet do të përshtaten me Shqipërinë. Do të ketë ndryshim mes atyre rezidencave apo hapësirave që shikojnë nga deti, apo nga marina dhe kjo varet edhe nga cilësia. Do të ketë një variacon të çmimeve, por gjithsesi duke qëndruar në nivelin e Shqipërisë. Shërbimi që ne do të ofrojmë, do të sjellë kënaqësi për shqiptarët. Ne do të mundohemi të qëndrojmë brenda nivelit të Shqipërisë për punën e çmimeve", tha Alabbar...!!!