
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për rreth 100 mijë banorët e rrethit të Korçës (që përfshin 6 bashki).
Pas kaq shumë vitesh edhe ky qytet i madh do të ketë një godinë europiane të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve Të Transportit Rrugor.
"Edhe Korçaa më në fund do të ketë një qendër për së mbari të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve Të Transportit Rrugor, me kushte optimale në funksion të drejtuesve të mjeteve, që prej kaq shumë e shumë vitesh u rropatën në llumin e harresës e të rryshfetit për dokumentat e makinave. Nga kjo godinë do të marrin shërbim qytetarët nga 6 bashkitë: Korçë, Devoll, Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec", shkruan Rama... !!!