
Prej disa ditësh vijon aksioni nga veriu i Shqipërisë në jug në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Gjatë 4 ditëve të aksionit, janë bllokuar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese, nga të cilat 125 “Jet Ski” dhe 75 gomone e skafe të vegjël. Mjetet lundruese të bllokuara nga policia që operojnë nga deti dhe toka, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga të gjitha strukturat përgjegjëse.
Në rastet kur këto mjete janë të rregullta do të lejohen të dalin në det, por me kushte të reja të vendbazimit dhe të respektimit me rigorozitet të distancës nga bovat (perimetri i sigurisë). Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me gjobë....!!!