Kryeministri i Shqipërise Edi Rama ka bërë të ditur se do i rezervojë boksierit, Florian Marku të njëjtën ceremoni madhështore me tapetin e kuq njësoj si pritja që bëri për atleten, Luiza Gega.
Kreu i Qeverisë ka theksuar se ditën e shtunë do nderojë me krenari kampionin që ngriti flamurin shqiptar më majë të botës. Rama ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen ceremonisë festive ditën e shtunë ora 11:00 përballë Kryeministrisë. "Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, shkruan Rama....!!!